Grubi: Haraçina tani me ujë të mjaftueshëm!

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka vizituar komunën e Haraçinës, ku është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit.

Nga atje, Grubi theksoi se ky projekt është një arritje e madhe për qytetarët e Haraçinës që mban vulën e punës së pandalshme të kryetarit Ibrahimi, si edhe të Qeverisë së RMV-së.

“Haraçinës i ka munguar një kryetar si Ridvan Ibrahimi, i cili për më pak se një vit në mandatin e tij si kryetar, arriti që të hap shkollën fillore në Haraçinë, të zgjidh problemin me energjinë elektrike, po edhe tani rrjetin e ujësjellësit. Dua ti them Ridvanit që të vazhdojë edhe më tej të na “bezdisë” në telefon ashtu edhe siç bën, për kërkesat e tij ndaj qytetarëve të Haraçinës”, ka thënë Grubi.