Grubi: Erdha ta lavdëroj Qeverinë, por nuk e shoh në sallë


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi e thirri opozitën të votojë “për” zgjedhjen e ministrave të rinj. Ai kërkoi mbështetje pasi që sipas tij, qëllimi nuk është për zgjerim të shumicës parlamentare, por koalicion të gjerë për Maqedoni Euroatlantike, njofton Portalb.mk.

“Këtu flasim për emrin, për rejtingjet, madje edhe për gëzoftari, vetëm për atë që duhet jo. Kjo qeveri lindi nga një ndër zgjedhjet më të rënda. Në këto muaj, Qeveria ka arritur që ta kthejë besimin e qytetarëve. E kthyem në rrugën për BE dhe NATO. I miratuam të gjitha reformat prioritare. Bullgaria u bë avokati jonë më i mirë për BE pas marrëveshjes me Bullgarinë. Ndërkaq shpresoj që së shpejti të bëhet edhe Greqia. T’u japim mbështetje këtyre ministrave. Ky është koalicion absolutisht i të gjitha partive për Maqedoni Euroatlantike”, tha Grubi, i cili e kritikoi Zaevin se pse kanë qenë karriget e zbrazëta të ministrave, për çka reagoi Xhaferi duke thënë se është e mjaftueshme prania e kryeministrit, pasi që propozimi për ministrat është i tij.

Nga opozita reaguan se rikonstruimi është vetëm kozmetik.

“E lavdëruat Qeverinë, por mos harroni se obligimi jonë është t’i tregojmë gabimet. Pse dorëheqjet nuk i sqaruan ministrat, çfarë kanë punuar. Ajo është llogaridhënie dhe transparencë. Të bëhen rikonstruim aty ku nuk a rezultate, dhe jo për rritjen e shumicës parlamentare”, ka replikuar deputeti Zoran Ilioski.

Baby Boo