Grubi e takoi shefin e NATO-s: Askush të mos e pengojë procesin Euro-Atlantik


Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, njëherësh edhe Deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ka takuar sot në Shkup shefin e zyrës së NATO-së në Shkup, Zoran Jankoviq.

Grubi dhe Jankoviq diskutuan për situatën në Maqedoni me theks të veçantë mbi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Sekretari Grubi theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah në tërësi procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si kontribues konkret në arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

“NATO dhe BE është prioriteti absolut i BDI-së, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni, prandaj dhe askush nuk duhet ta konteston këtë proces. Kontestimi ose rrezikimi eventual i këtij procesi nga partitë opozitare VMRO DPMNE, Besa dhe Aleanca në asnjë mënyrë nuk duhet të vë në pikëpyetje përfundimin e suksesshëm të procesit kaq të madh dhe të rëndësishëm, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Evropën Juglindore, sepse përgjegjësi për këtë proces bartim të gjithë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Baby Boo