GRUBI E MBYLLI SEANCËN, HIDHEN POSHTË 400 AMENDAMENTE, NDRYSHIMET E PROPOZUARA NË SEANCË PLENARE


“Ju falënderoi  për prezencën dhe pjesëmarrjen tuaj. Këtu e mbylli punën seancës së punës”, tha Artan Grubi kryetar i komisionit.

 “Kjo është dhunë juridike. Kjo do të ju godit në kokë një dit. Jini të sigurt për këtë”, u shpreh Dragan Danev – VMRO DPMNE.

Edhe pse seanca e djeshme në të cilën u debatua për Kodin zgjedhorë zgjati 11 orë, përplasjet vazhduan edhe pas seancës.

Artan Grubi:   Unë duhej të të jap ty  kundër replikë e jo asaj  pauzës, atë e thua?

Sllagjana Mitovska  Unë të thashë pesë minuta . . .

Dragan Danev: ti dhe pauzë dhe e mbylle.

Artan Grubi: në mënyrë procedurale jap pauzë dhe them nuk vazhdojmë në lidhje me këtë por vazhdojmë me Komisionin juridiko-ligjdhënës. Për shkak se ka 18 të paraqitur, plus për kundër replika.

Dragan Danev: formulacion mund të gjesh për çdo gjë . . . kjo nuk është esenca.

Sllagjana Mitovska: Më ke borxh mundësi që asaj t’i replikoj. Sipas rregullores ma ke borxh.

Artan Grubi: Nuk të kam borxh fare për shkak se afati po skadon.

Propozim ligji, kaloi edhe për shqyrtim në Komisionin ligjdhënës -juridik. Me këtë tani i hapet rruga deputetët të votojnë në Kuvend propozimin e Qeverisë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Për këtë propozim-ligj të Qeverisë, partia opozitare ka dorëzuar 400 amendamente, por gjatë dy ditëve diskutim asnjë amendament nuk u pranua. VMRO-DPMNE ka vazhduar me ankesat për miratimit e  propozim-ligjit me procedurë të shkurtuara si dhe vendosjen flamurin evropian të njëjtit propozim-ligj.  Por, deputetët e LSDM-së duke mbrojtur propozim-ligjin e Qeverisë, akuzuan opozitën për bllokim të institucioneve të  vendit si dhe rrugën e Maqedonisë drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-së.  Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, propozohet që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve, në vend të dy të tretave të shumicës prej 81 deputetëve siç ishte më parë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbeti pa përbërje që nga dhjetori i vitit kaluar, pas dorëheqjeve të anëtarëve dhe kryetarit të KSHZ-së, pas skandalit që e denoncoi ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli, për shpenzimet e larta  rrugore të anëtarëve të këtij Komisioni .

Baby Boo