Grubi: “Duam që Uashingtoni të ndihmojë në dialogun Shkup-Sofje, Rusia nuk mund të jetë palë


“Pa SHBA-të vendi jonë nuk do të ishte anëtar i NATO-s, kemi patur përkrahje të madhe nga autoritetet e Uashingtonit, por do të donim që Uashingtoni të merr hapa të ndihmesës ndaj marrëdhënieve tona bilaterale me Bullgarinë”, tha Grubi në debatin e sotëm në Click Plus, gjatë pyetjes për kontekstin me Bullgarinë.

Grubi theksoi se këtë kërkesë për ndihmë të drjetpërdrejtë në bisedimet me Bullgarinë, i’a kanë shfaqur edhe autoriteteve të Uashingtonit.
Ai tha që Rusia nuk mund të bëhet palë e kësaj strategjie aq më pak të kenë partneritet mes tyre./Pa Censurë

Baby Boo