Grubi: Deri tani janë transferuar 404 administratorë


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi sot mori pjesë në Mbledhjen e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fjalimin e tij para deputetëve të pranishëm në mbledhje, mes të tjerave Grubi foli mbi Procesin e realizimit të të drejtave të komuniteteve si dhe integrimin e tyre në institucionet shtetërore.

Si ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Grubi foli edhe mbi konceptin strategjik në të cilin bazohet ky funksionim. Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur edhe mbi avansimin dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, duke i dhënë elementet e përfaqësimit
vertikal pasiqë përfaqësimi nuk është i plotë pa vendosjen edhe në pozicione udhëheqëse të përfaqësueseve të bashkësive etnike.

“Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive është në procesin e transferimit të 1349 nëpunësve administrative të punësuar me Programin K-5 për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në 237 institucione shtetërore. Procesi i transferit është në realizim e sipër, deri në këtë moment procesi i transferit të nëpunësve ka përfunduar për 404 nëpunës, ndërsa për të tjerët procedura është në fazë të realizimit. Me planit vjetor të punës për vitin 2021 si dhe në bazë të Planin Strategjik 2021-2023 ne do vazhdojmë që ta përforcojmë angazhimin tonë në drejtim të krijimit të politikave nacionale.

Një fushë e rëndësishme në të cilën punojmë është edhe përdorimi i gjuhëve, përfshirë këtu ndryshimet Ligjore dhe formimin e institucioneve siç janë Agjencia për zbatimin e gjuhëve dhe Inspektorati i gjuhëve, krijimi i planit aksional që do të përmbajë masa dhe aktivitete që ky proces të jetë edhe më i
suksesshëm, e sukseset tashmë janë evidente sepse zbatimi i gjuhës mund të shihet si në punën e organeve të pushtetit ekz*ekutiv, ashtu edhe në institucionet tjera në nivel qendror dhe lokal”, tha mes të tjerash Grubi.

Baby Boo