Grubi: BDI-ja është parti e fortë, fitojmë në zgjedhje!


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në 24 analiza duke folur për aktualitetin politik ka folur se BDI-ja është parti e fortë dhe nuk kapet asnjëherë “ngushtë”.

Ai tha se matjet e fundit e kanë dëshmuar se BDI-ja është fituese e zgjedhjeve të ardhëshme. Ai thotë se BDI-ja është parti serioze dhe po ndërton të ardhmen e qytetarëve.

“BDI-ja është fituese gjithandej, në të gjitha anketat, do ta shohim edhe në zgjedhje këtë. Ne po ndërtojmë autostrada”, tha mes tjerash, Grubi.

Foli edhe për presionet që po i bëhen gjykatës nga politikanët, gazetarët dhe persona që thirren si ekspert.

“A u kërkua përgjegjësi nga dikush për ngjarje të ndodhura së fundmi. Ju jeni ekspert, ju investigoni, ju dini gjithçka. Qoftë unë, qoftë Pendarovski, qoftë kushdo nga Qeveria, nuk mund të flasim për hapsirën dhe trafikun ajror. Kushdo qoftë nuk ka të drejtë të tregoj gjyqit se si duhet të vendosë, qoftë Kryeministri, qoftë Presidenti, qoftë partitë opozitare, maqedono-shqiptare. A keni parë ndonjë reagim nga BDI-ja përveç asaj se duhet të vendoset mbi faktet dhe argumentet dhe të hetohen të gjithë, nuk bëjmë presion as mbi Gjykatën as Prokurorinë”, tha Grubi.

Baby Boo