Grubi: “BDI do fitojë nga Likova deri në Strugë”


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë tubimit të sotëm në Tearcë ku u prezantua kandidati për kryetar të komunës dhe bartësi i listës së këshilltarëve ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale do të korrë fitore nga Likova e deri në Strugë.

“100% gjuha shqipe, 100% flamuri kombëtar, 100% Republika e Kosovës, 100% njohja e Republikës së Kosovës dhe demarkacioni i kufirit, 100% NATO dhe loading Bashkimi Europian. Nuk i hijm asnjë pune më pak se 100%, çdo beteje, në çdo komunë që nga Likova e deri në Strugë 100% fitore në këtë mandat.”