Grubi: Barazia është parakusht për qëndrueshmërinë e një shoqërie


Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në debatin publik të organizuar nga ana e CIVIL me temë: “Vlerat europiane – mision i (pa) mundur: Barazia, jodiskriminimi dhe multikulturalizmi përmes prizmës së politikave dhe praktikat në nivel kombëtar”.
Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, z. Grubi është shprehur se vendi ndanë vlera europiane për paqen, të një shoqërie demokratike e funksionale, të një vendi ku sundon ligji dhe ekonomia e tregut.

“Të them atë që të gjithë e presin, si një përbërës i pashmangshëm i një vakti të gatuar, si një gjë që është e paevitueshme, e kjo është që vendi ynë ndanë vlerat europiane për paqen, të një shoqërie demokratike e funksionale, të një vendi ku sundon ligji, ekonomia e tregut dhe kështu me radhë. Por, në thelbin e saj, vlerat europiane janë shumë më tepër sesa një përbërës i paracaktuar i një tërësie, ajo është një mënyrë e jetës, jetë e përditshme, bindje, por në të njëjtën kohë sakrificë për një ideal, kjo është paqja. Kujtojmë, kontinenti ynë gjatë gjithë historisë së tij ka përjetuar më tepër luftëra sesa që ka pasur paqe. Kjo është arsyeja pse ne themi se Bashkimi Europian është projekti më i madh i paqes përmes të cilit ne mësojmë të respektojmë diversitetin së bashku. Dallimet janë një pasuri, ato janë një përfitim, ato janë një ngjyrë, por në të njëjtën kohë ato janë një burim konflikti sepse shumica e konflikteve janë etnike, fetare, përveç atyre për territore. Kjo është kështu si rezultat i diskriminimit, si rezultat i pabarazisë. Kjo është arsyeja pse unë besoj fuqishëm në barazi. Barazia është formula për një shoqëri multikulturore. Një shoqëri mund të jetë e plotë dhe në harmoni vetëm nëse ka barazi, që në vetvete nënkupton mos diskriminim, por barazi në të drejta dhe obligime. Të jetosh së bashku, do të thotë të jetosh si i barabartë sepse vetëm të barabartët mund të jetojnë bashkë. E përsëris, deri sa të bëhem ndoshta dhe i mërzitshëm por me qëllim që kjo që them të mbahet mend: “Sa më besnik është shteti ndaj qytetarëve, aq më besnik janë qytetarët ndaj shtetit”, ka thënë kështu në fillim të fjalimit të tij para të pranishmëve në debat, z. Grubi.

Ne arritëm dhe ratifikuam Marrëveshjen e Prespës, nënshkruam dhe ratifikuam marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, përfunduam pjesën normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në stilin Linkolnian me sukses ndryshuam kushtetutën, miratuam mbi 60 ligje reformash edhe atë me konsensus, organizuam referendum, bëmë zgjedhjet lokale, presidenciale dhe parlamentare dhe çka është më me rëndësi ne ndryshuam mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit, është shprehur mes tjerave Grubi.

“Bilanci shoqëror mbi të cilin u themelua ëndrra europiane kërkon barazi të plotë. Barazia është paralajmëruese e integrimit dhe paqes. Gjatë negociatave për krijimin e koalicionit qeverisës, ne insistuam në riformulimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë” në “Një shoqëri e barabartë për të gjithë”, pikërisht për shkak të asaj që e përmenda pak më lartë dhe tashmë kjo është e theksuar në një kapitull të posaçëm në programin qeverisës nën konceptin e ri. Shoqëria nuk mund të jetë një nëse nuk jemi të barabartë. Por, më lejoni që edhe njëherë tu kthehem bazave dhe vlerave europiane. Të gjitha qeveritë tona ishin pro integrimit euro atlantik, të përkushtuara fuqimisht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe NATO sepse besuan fuqishëm në këtë angazhim.

Në vitin 2008, komuniteti euro-atlantik hapi dyert për Shqipërinë dhe Kroacinë që të bëhen anëtare të NATO-së, kurse ne na e përplasën derën në fytyrë, duke na parashtruar kërkesat më absurde për të ndryshuar kushtetutën me qëllim të ndryshimit të emrit. Kjo shkaktoi zhgënjim të madh dhe ndryshoi prioritetet tona. Nga një gatishmëri për tu reformuar shoqëria me qëllim integrimin e vendit deri tek interesat e ngushta partiake afatshkurtra me qëllim fitimin e zgjedhjeve dhe qëndrimin në pushtet duke u kthyer tek vetja, duke kontrolluar komunitetin akademik, shoqërinë civile, gjyqësorin, mediat, institucionet e deri në një shtet të kapur plotësisht. Ishte i vështirë shpërqendrimi nga ajo rrugë. Por ne ia dolëm, bëmë kompromisin më të pakuptimtë me qëllim realizimin e ëndrrës sonë dhe tani ne jemi anëtare e NATO-së dhe dielli lindi përsëri, ndërsa vendi ynë mbeti ai që ishte, atje ku ishte, i tëri dhe më i fortë, kurse e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët tanë. Ne arritëm dhe ratifikuam Marrëveshjen e Prespës, nënshkruam dhe ratifikuam marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, përfunduam pjesën normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në stilin Linkolnian me sukses ndryshuam kushtetutën, miratuam mbi 60 ligje reformash edhe atë me konsensus, organizuam referendum, bëmë zgjedhjet lokale, presidenciale dhe parlamentare dhe çka është më me rëndësi ne ndryshuam mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.

Tërësisht. Ne ndryshuam shoqërinë, absolutisht. Këtë e realizuam verbërisht dhe me plotë vështirësi duke mos llogaritur për rezultatin e zgjedhjeve të radhës, por me besim dhe bindje pasi që ishim të guximshëm, besuam. Ne edhe më tej besojmë. Europa është kontinenti më i vogël në planet. Një fotografi e thjeshtë bardh e zi, në një format grafik që mund ta gjeni në internet, tregon qartë se kontinenti ynë, në më shumë se 2 mijë vjet histori ka përjetuar më shumë luftëra se sa paqe. Mbi 16 milion viktima pas luftës së parë botërore. Mbi 50 milion viktima pas luftës së dytë botërore. Ajo grafikë tragjike në bardh e zi, në të cilën periudhat e errëta të luftës mbizotërojnë mbi periudhat e paqes së bardhë, i dha jetë projektit më të madh të paqes në historinë njerëzore, i dha jetë Bashkimit Europian. Kur merrnin vendime, udhëheqësit aso kohe ishin të guximshëm, paçebërës. Miratonin vendime me përgjegjësinë e arritjes së një paqeje të qëndrueshme në kontinentin bardh e zi. Nuk besoj se ata kanë menduar se si të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Ngjashëm si në vitin 2008 kur u përballëm me derën e mbyllur, sot, në kundërshtim me parimet dhe vlerat evropiane, shoqëria jonë, vullneti dhe angazhimi ynë, në vend që të shpërblehemi dhe të shërbejmë si shembull, po përballet me një sfidë të madhe për shkak të një mosmarrëveshje edhe më të pakuptimtë. Një mosmarrëveshje që thotë se ti ishe diçka tjetër deri në vitin 1945 dhe prej atëherë e deri më sot je ajo që je. Një mosmarrëveshje që thotë se ti ishe diçka tjetër deri në vitin 1945 dhe prej atëherë e deri më sot je ajo që je. Besoni apo jo, kjo dilemë imagjinare dhe mosmarrëveshje e pakuptimtë është arsyeja pse e gjithë sakrifica jonë, i gjithë ai bosht i bashkimit si shoqëri, po vihet në pikëpyetje. Nuk di si t’ia shpjegoj vetes, e lëre më fëmijëve të mi nesër. Çfarë dhe pse po presim para një dere të mbyllur në vitin 2021? Vërtetë? Arsyeja është se dikush mendon se ti ishe diçka tjetër dhe tani je diçka tjetër. Kaq. Në vitin 2021″, ka theksuar më tej Grubi

Nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë të ndërtojmë Europën tek ne, kjo është arsyeja pse barazia, mos diskriminimi dhe toleranca janë thelbësore, në mënyrë që të mos kthehemi në periudhën e zhgënjimit, është shprehur për fund para të pranishmëve në këtë debat, z. Grubi.

“Kjo është Europa e shekullit të 19-të. Ne morëm vendime në shumë ngjyra, me shumë guxim. Udhëheqësit europianë, nëse vazhdojnë të marrin vendime nga këndi i zgjedhjeve të radhës kombëtare, atëherë vendosin veten por edhe neve bashkë me ta në grackën e formatit bardh e zi dhe jo në frymën e ngjyrave të multikulturalizmit dhe paqes të parapara në thelbin e Bashkimit Europian. Në fakt, ky është dallimi mes një politikani dhe një lideri. Vallë nëse udhëheqësit e Bashkimit Europian do të jenë politikanë që mendojnë për zgjedhjet e ardhshme ose udhëheqës që mendojnë për brezat e ardhshëm, varet nga vet ata, ne bëmë gjitha hapat e nevojshëm. Ne nuk do të dorëzohemi, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë Europën tek ne. Kjo është arsyeja pse barazia, mos diskriminimi dhe toleranca janë thelbësore, në mënyrë që të mos kthehemi në periudhën e zhgënjimit, përkatësisht nga dera që na u përplasë në fytyrë, por të ndërtojmë Europën këtu tek ne”, është shprehur në fund të fjalimit të tij Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Baby Boo