Grubi: “Ashtu siç na lanë të parët amanet, bashkimin e trojeve po e bëjmë me vepra dhe projekte madhore”

Pas shumë aktiviteteve të realizuara në Shkup në vigjilje të 28 nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë mbrëmjes së djeshme ka qëndruar në Shqipëri me ftesë të Presidentit Begaj. Grubi thotë se dita e djeshme ishte një ditë e veçantë pasi e filloi në Shipkovicë të Tetovës dhe e përfundoi në Tiranë.

“Një 28 Nëntor shumë ndryshe, e nisa në Shipkovicë dhe po e përfundoj ditën në Tiranë, ndërsa po punojmë për bashkim të trojeve tona jo vetëm përmes lidhjes shpirtërore por edhe asaj fizike përmes projekteve madhore. Po e shënojmë këtë përvjetor të Ditës së flamurit me shumë vepra dhe projekte, me shumë punë të nisura për vendin dhe qytetarët tanë, ashtu siç na e kanë lënë amanet të parët tanë”, ka shkruar Grubi./indeks.mk/
https://facebook.com/ArtanGrubi/posts/690260705796784

Baby Boo