Grubi: Asaj shkolle që iu ndryshua emri, më parë drejtor e kishte Trajkon, kurse sot Meritën


Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim reagoi për riemërimin e shkollës në Çair nga ‘Nikolla Vapcarov’ në ‘Imri Elezi’, dëshmor i UÇK-së gjatë vitit 2001.
Grubi shkruan se shkolla në të cilën ka dhënë mësim nëna e tij, më parë ka përzënë shqiptarët dhe sot është 100 përqind shkollë shqiptare.

“Ajo shkollë që dje drejtor kishte Trajkon, sot e ka Meritën, që dje përziente shqiptarët, sot është 100% shqiptar, që dje quhej Nikolla Vapcarov, sot quhet Imri Elezi, emër i një nxënësi të po kësaj shkolle, dëshmori të kombit”, shkruan Grubi.

Riemërimi i shkollës nxiti reagimi të shumta. Ish-kryeministri Zaev në fillim tha se kjo ka qenë në kundërshtim me ligjin ndërsa një ditë më vonë ai ndryshoi emrin.
Mickoski tha se riemërimi i shkollave në Çair është bërë paligjshëm.

Baby Boo