Grubi: 92% e administratorëve janë sistemuar në vende të punës


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, në një paraqitje para mediave, tha se procesi i sistematizimit të administratorëve është nga fundi. Sipas Grubit, 92% e të gjithë administratorëve të paraparë me planin për shpërndarje, tashmë janë shpërndarë në vendet e tyre të punës. Ndërsa nga ana e administratorëve deri tek Grubi nuk ka pasur ankesa.

“92% të të gjithë administratorëve të paraparë me planin për shpërndarje, tashmë janë shpërndarë duke përfshirë edhe ata që ishin kontestues në Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Nga java e kaluar tashmë kanë filluar që të gjithë në punë. Jemi në proces të transferimit të fundit të personave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, 140 prej tyre të cilët për momentin janë duke kaluar vetingun në Agjensionin për Siguri Kombëtare”, tha Grubi. Grubi tha se mbi 120 nga gjithsej 140 veç më e kanë kaluar procesin e vetingut dhe së shpejti pritet të fillojnë me punë.

Baby Boo