Gruas nga Gostivari i thanë mjekët në Gjermani se do të vdes por ajo falë ndihmës suaj, sot 80% i kancerit është zhdukur!


Emeti Karpuzi Shabani 25 vjeçarja nga Gostivari u diagnostifikua për herën e tretë me kancer, ku para dy viteve u diagnostifikua me kancer në gjuhë me metastazë në fyt, pas shërimit nuk kaluan as dy vite Emetit ju shfaq përsëri në fyt Karcinom Skuamoze ku u operua e më pas kanceri i është paraqitur përsëri me metastazë në trup, shkak i kancerit Emeti Shabani ka kryer lindjen e detyrueshme të vajzës së saj para kohe, kur foshnja ishte një muaj mjekët në Gjermani nuk i dhanë asnjë fije shprese dhe e rekomanduan që të kthehet në shtëpi, ku ja ndërprenë terapinë…

Familja e Emeti Karpuzit Shabani kërkoj ndihmën e gjithsecilit që kishte mundësi për ta mbajtur gjallë nënën e re, shqiptarët nuk nguruan që të ndihmojnë dhe Shabani vazhdoj me kemoterapi dhe imunoterapi në Turqi, ku vazhdimisht ka njoftuar për terapitë dhe për procesin e trajtimit!

Ajo sot ka dhënë lajmin se 80% e tumorit është larguar, lajm ky që jep shpresa për vazhdimin e jetës dhe mos dorëzimin e saj!

Emeti Karpuzi ka shkruar:”Po Ku ka Si Zoti C
Ellhamdulilah kta jan Lot Gezimi sot kam mar age lajm tmir ge jena Habit 80% Tumori esht djegur! Mos i humbni Shpresat ne jet Kurr mua ne Germani me than gë nuk humbët ky lloj kanceri dhe per pak muaj do vdes… Po ku mund ta dite nje mjek sa do jetojm ne ? Mua Jetën maka dhēn Zoti ! Dhe vetem imadhi Zot edin Vdekjen Ton! Falimenderoj Te gjith Gostivarasit per Kontributin de ndihmen Psiqikisht Fal Zotit Mjekut dhe Jush Jam sot ne kemb Do Vazhdoj me Kemo + Immun terapi edhe 6 Seanca Shpresojm gë te zhduket krejt pastaj kena Perseri Pet CT”

Baby Boo