Gruan nga Shuto Orizarja me kancer në mitër nuk e morri shoferi për ta dërguar në dijalizë sepse “i vinte erë e keqe”


Gruaja në fotograi është Searja 47 vjece nga lagjja Shuto Orizare, është lënë në mëshirë të fatit përkatësisht pa kujdes mjekësor, në gjendje katastrofale shëndetësore gjinekologjike, e për këtë sistemi institucional shëndetësor rri në heshtje. Searja përskaj asaj që ka kancer në mitër gjithashtu është paciente e dializës dhe tre herë në javë duhet ti pastrohet gjaku. Megjithatë para dhjetë ditës shoferi bukfalisht vendosi të mos e merr atë nga shtëpia dhe ta dërgojë në dializë, sepse “i vinte erë e keqe” dhe pacientët tjerë që transportohen me furgonin e njejtë me transport të organizuar janë ankuar. Për të bërë edhe më të hidhur fatin gruja nuk ka as dokumente personale, jeton në varfëri ekstreme, ska as bukë, as rryme e ngrohje, e as tretman shëndetësor.