Gruaja shiti vezoret për të blerë iPhone


Një studente në lindje të Kinës pothuajse humbi jetën pasi u nënshtrua një operacioni për të shitur vezët e saj në një treg të zi për të blerë një iPhone të ri. Gruaja 20-vjeçare mori më shumë se 10 injeksione për të stimuluar vezoret e saj para operacionit me qëllim që t’i heqë më pas, sipas mjekëve që e trajtuan atë në një spital në provincën Hangzhou të Zhejiang.

Tre ditë pas operacionit në klinikën ilegale, shëndeti i saj u përkeqësua shpejt dhe ajo pësoi fryrje të rënda të barkut dhe vështirësi në frymëmarrje. Para se të sëmurej seriozisht, gruaja i shiti vezët e saj për 1.500 euro dhe bleu një iPhone XS Max, tha spitali në një deklaratë të premten. Ajo kishte parë shokët e saj të klasës me smartfonin e ri të Apple dhe kishte kërkuar edhe ajo një të tillë, por nuk donte t’i kërkonte paratë nga prindërit e saj.

Ajo u diagnostikua me sindromin e hiperstimulacionit ovarian, i cili mund të shfaqet kur vezoret stimulohen së tepërmi për rritjen e vezëve, ku rrjedhimisht rritet edhe lëngu rreth tyre. Doktor Hu Jinhui i departamentit të gjinekologjisë në spital tha se më shumë se pesë litra lëng u zbrazën nga barku i saj.

Baby Boo