Gruaja që “sfidon” shqiptarët, sjell në jetë fëmijën e 8


Numri i lindjeve në vend ka rënë në mënyrë drastike, aq sa Lulije Abiu bën dhe diferencën e rrallë.
Ajo është nga Kukësi dhe bashkëshorti i saj nga Dibra. Fëmija i tyre i tetë erdhi në jetë në maternitetin e Lushnjës.

Djali i Lulijes 31 vjeçe gëzon shëndet të plotë dhe vjen si vëllai 4 djemve të tjerë dhe i tre vajzave. Fëmijën e parë e lindi kur ishte 21 vjeç dhe Lulija dhe bashkëshorti i saj duan 10 fëmijë.

Me një mesazh do t’ua bëjë të lehtë dhe çifteve të reja

“S’duhet të kesh frikë, se fëmija nesër të del krah”, shprehet ajo

Baby Boo