Gruaja në bυrg se vrαυ të dashurin, flet burri i Marjetës: Dy orë ikte në punë…


Në emisionin “Me Zemër të Hapur” u trajtua vrαsja e Menduh Kurt-Dedës. Ngjarja ndodhi në 2017, ndërsa u zbardh vetëm pak ditë më parë pasi në “Kodër Shupal” u gjet një k.ufomë e djegur që i përkiste 61-vjeçarit Menduh Kurt-Dedës.

Marjeta Karaj, e cila u αrrestua është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetìmë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Po ashtu mësohet se vίktimα ishte pjesë e kësaj qendre, ndërkohë që burime policore pohojnë se 61-vjeçari kishte lidhje ίntime me Marjeta Karaj.

Burri i Marjeta Karaj, Spiro Karaj ka dhënë një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” ku tregoi se nuk ka pasur dijeni për asgjë dhe se nuk ka pasur asnjëherë shqetësίme të tilla në familje.

“Nuk dimë asgjë. Marrëdhënia jonë ka qenë normale si çdo njeri nuk ka qenë e a caruar. S’ka shprehur asnjëherë ndonjë shqetësίm. Zotërinë nuk e njoh aq sa punonjës ka atje. Nuk e di të kenë pasur një biznes të përbashkët”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai është shprehur se qëndronin bashkë, shkonte në punë dhe kujdesej gjithashtu për të se ishte i sëmurë.

“Pronari ka biznes në Itali, donte të hapte dhe biznes këtu në Shqipëri. Ça lidhje kanë këta ?! Gruaja kujdesej për mua tërë kohës, se isha i sëmur. Dy orë ikte në punë, dhe vinte në shtëpi, rrinte tërë kohës me mua.”, është shprehur më tej ai.

Pjesë nga intervista:
– Nuk kanë pasur magazinë?
– Burri i Marjeta Karaj: Jo asgjë.
– Keni qenë në dijeni për borxhin 10 mln lekë të vjetra?
– Burri i Marjeta Karaj: Nuk di gjë moj ti, ajo shkonte në punë. Nuk ndërhyja
– Po ku vetë keni punuar?
– Burri i Marjeta Karaj: Kam punuar sa na kanë dalë brinjët
– As nga djali juaj s’keni pasur shqetësim?
– Burri i Marjeta Karaj: Po jo asgjë, çfarë jeni duke folur. Asgjë.
– Nuk është e vërtetë që keni pasur tentativë dìvorci?
– Burri i Marjeta Karaj: As nuk është parë ndonjëherë në ëndërr, asnjëherë.
– A ishte përfaqësuese e fëmijëve…?
– Burri i Marjeta Karaj: Ishte, por s’ka pasur zyrë… Çfarë të them unë jam me dhìmbje me mushkri. Kam tentuar të shkoj ta takoj, por nuk e lë askush të dalë.
– Nuk e besoj këtë ngjarje, e kam akoma si ëndërr. Nuk e besoj gjαllë në botë. Si të gjitha familjet e tjera, kam punuar një jetë në ndërtim. Nuk më kanë munguar paratë, ia kam lënë asaj të drejtën e lekëve, nuk e pyes unë ku shkon apo jo.
– Në 2017 kështu ka qenë marrëdhënia?
– Burri i Marjeta Karaj: Po njësoj, asnjë pikë dyshìmi
– S’keni pasur biznes privat?
– Burri i Marjeta Karaj: Jo, jo s’kemi pasur biznes privat. Do të luftoj për të mbrojtur djalin me të gjitha mundësitë. Nuk e di është e pafajshme.

Baby Boo