Gruaja kërcënon burrin: Nëse s’vjen n’shpi, i gjuaj fëmijët prej ballkoni


Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje, por mjaft i frikshëm ka ndodhur në Malishevë, ku viktimë kësaj radhe rezulton të jetë burri i cili u kërcënua seriozisht nga bashkëshortja e tij.

E keqja që iu kanos atij, përveç se ishte e rëndë dhe serioze, po qe se do të realizohej nga ajo do të pësonin më së keqi fëmijët e çiftit, të cilët në momentin e kërcënimit ishin me nënën e tyre në shtëpi, kurse babai i tyre gjendej në punë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, gjatë ditës së djeshme.

Ku nisi konflikti:

Gazeta ka mësuar se përderisa bashkëshortët bisedonin me njëri-tjetrin në telefon, njëri nga shtëpia e tjetri nga puna, situata u tensionua aq shumë saqë burri u përball me ultimatum nga bashkëshortja e tij, se po qe se ai nuk kthehet menjëherë në shtëpi, ajo do t’i gjuajë fëmijët nga ballkoni.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se nga deklarata e denoncuesit është kuptuar se çifti ka pasur probleme edhe më herët, përfshirë edhe ato për motive xhelozie, por një eskalim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë dhe për ta parandaluar më të keqen, bashkëshorti është detyruar që rastin ta denoncojë në Polici.

Më tutje, burimet thonë se burri ka përshkruar në detaje problemet me bashkëshorten dhe bisedën e zhvilluar me të, nga e cila kishte ngelur i shokuar dhe frika ishte shtuar në veçanti kur në telefonin e tij kishte arritur edhe një video e dërguar nga bashkëshortja e tij.

Gazeta mëson se në pamjet e dërguara nga bashkëshortja, të cilat e kishin bërë kërcënimin real për jetën e fëmijëve, shihej se në hapësirat e banesës ku ndodheshin edhe fëmijët, ajo u kishte vënë flakën disa letrave dhe kjo përbënte rrezik real për jetën e fëmijëve.

Baby Boo