Gruaja e rrahur në Fushë Kosovë ishte në muajin e pestë të shtatzanisë


Kryeprokurori Prishtinës Imer Beka ka folur për incidentin ku një grua është larguar nga shtëpia dhe rrahur nga bashkëshorti i saj.

Beka ka sqaruar se gruaja ishte në muajin e pestë të shtatëzanisë kur është sulmuar nga burri i saj.

Kryeprokurori ka sqaruar se viktima është shtrirë në spital pas lëndimeve të marra nga sulmi i burrit.

“Rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje. Të dyshuari i është caktuar masa e paraburgim për 30 ditë. Ndërsa viktima në bazë të informatave që kemi deri mbrëmë ka qenë e shtrirë në spital”, tha Beka për kallxo.com.

Një incident i rënë është shënuar mbrëmë në mesnatë në qytetin e Fushë Kosovës. Një grua shtatzënë ka raportuar në polici se ishte sulmuar nga burri i saj i cili e kishte dëbuar nga shtëpia në mesnatë. Viktima sipas policisë është obliguar të marrë ndihmë mjekësore ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.

Njoftimi sqaron se në shtëpinë e të dyshuarit policia ka zbuluar se ai merrej me kultivimin e bimëve të kanabisit.

Baby Boo