Gruaja e pilotit Sinan Vitia letër kryeministrit Zaev: M’i kthe eshtrat e burrit tim të rrëmbyer në Maqedoni


Sevdije Vitia, bashkëshortja e pilotit të zhdukur shqiptar Sinan Vitia përmes një letre publike ka kërkuar mbështetje nga kryeministri Zoran Zaev dhe deputeti Muhamed Zekiri, për zbardhjen e rastit të zhdukjes së bashkëshortit të saj dhe gjetjen e eshtrave të tij, pasi që ai para 25 viteve gjegjësisht më 28.11. 1993 ishte rrëmbyer nga autoritetet policore në Aeroportin e Shkupit para syve të vëllait të tij dhe sot e kësaj dite nuk i dihet asnjë gjurmë, informon INA.
Ja letra e plotë:
I nderuari kryeministër Zoran Zaev,
I nderuari deputet i LSDM-së Muhamed Zekiri,
Kam përcjell nga afër punën Tuaj qeverisëse, dhe angazhimin për reforma. Keni zbuluar shumë raste të montuara ndaj njerëzve të pa fajshëm, për gjitha këto vlerësoj se ka qenë mbi të gjitha një guxim i madh tek Ju.

I nderuar kryeministër Zoran Zaev dhe deputet popullor Muhamed Zekiri,
Arsyeja që po Ju shkruaj është një brengë që më preokupon përplot 25 vite, që mu shuan shpresat për jetë, jo vetëm mua, por edhe dy fëmijëve të mi, të cilët akoma jetojnë me shpresë se një ditë do t’ju kthehet babai në krahët e tyre.

Kam parë se keni familje edhe Ju, paramendoni, sikur fëmijët Tuaj ta përjetoni këtë gjë, që çdo herë që bie zilja nga postieri, apo ndonjë fqinjë me vrap se mos vallë erdhi babai. Pra, fëmijët e mi edhe sot e kësaj dite jetojnë me atë shpresë!
Po fatkeqësish, babait i fëmijëve të mi, nuk i dihet se as varrin ku e ka dhe as si përfundoi ai nga policia e shtetit të Maqedonisë. Paramendoni, sa e tmerrshme zoti kryeministër, në shtetet demokratike njerëzit kur gjinden në rrezik gjejnë dhe kërkojnë mbështetje te policia, ndërsa policia në Maqedoni likuidojnë njerëz!

E pa kuptueshme

Për t’ju sqaruar më gjerë, burri im quhet Sinan Vitia, i lindur, më 01.05.1961, në fshatin Konjuh të Lipjanit në Kosovë me shtetësi Kroate, ku më 28.11. 1993, qeveria e atëhershme, gjegjësisht subjekti i Juaj, që përfaqësoni tani, me policinë e shteti më kindapuan burrin tim, para syve të vëllait të tij në aeroportin e Shkupit.

Kunati im atëherë kishte angazhuar avokat ku fatkeqësisht avokati u kërcënua nga shteti me pretekst që të tërhiqe nga ky angazhim se do të përfundoj si

burri im Sinan Vitia. Më pas ish zv. Ministri i Mbrojtjes Nazmi Maliqi, ku në vitin 1996 ishte edhe deputet në parlamentin e Maqedonisë ka bërë një pyetje qeverisë së atëhershme ku më pas mori edhe një përgjigje pa përgjigje, ku qeveria e atëhershme ktheu një përgjigje, më datë 15.05.1996, duke mbuluar krimin dhe dhënë një sqarim se burri im:

“Sinan Vitia ka poseduar dokumentin e udhëtim të falsifikuar dhe pasiqë iu është vërtetuar identiteti i tij se është shtetas i Jugosllavisë është dëbuar nga shteti jonë”!
Përpos humbjes së burrit tim, shteti Maqedon, që nuk ka dhënë një përgjigje ai edhe ka bërë spekulim. Pasi që burim im, në shtator të vitit 1993, ka fluturuar nga Shkupi për në shtetin gjerman me pasaportë Kroate dhe si është e mundur që atëherë të udhëtojë me pasaportë siç thonë të falsifikuar.

E gjithë ajo që dua ta them, dhe që mua më intereson më shumë se kurrë zotëri kryeministër, është se në përgjigjen e qeverisë së atëhershme drejtuar Nazmi Maliqit, thuhet se është dëbua nga Maqedonia, por nuk ceket se në cilin shtet iu dorëzua.

Ndaj, Ju lutem më jepni një përgjigje se cilit shtet ju është dorëzuar, dhe të më jepni kopjen e vërtetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të pranim-dorëzimit të policisë së shtetit të Juaj. Nëse nuk e keni dorëzuar m’i ktheni eshtrat zoti kryeministër, së paku të më pushoj malli dhe vuajtje e mia dhe fëmijëve të mi.

Po ashtu edhe në vitin 2014, një i afërm i imi ishte munduar të angazhoj një avokat për zbardhjen e rastit, mirëpo përgjigjja e një avokateje ishte: “Postovani xxxxxx, se informirav za ovoj slucaj ama nemozam da najdam resenie, nitu jas nitu mojte kolegi advokati, ne bi znala gde da vas preporucim, bas mi je zao sto ne mogu vi pomoci. Veliki pozdrav T…..”

I nderuari kryeministër dhe i nderuari deputet Muhamed Zekiri, kam mundur që të shkruaj edhe më herët kryeministrave të Maqedonisë, por, tek Ju kam një besim se pasi kemi marr një guxim për reforma thelbësore të shtetit të Juaj kësaj radhe do të më dilni në ndihmë edhe mua për të më kthyer eshtrat e burri tim ose për të më kthyer një përgjigje se kujt Ju dorëzua burri ima Sinan Vitia.
Unë me ngadalë po e përfundoj dhe mbes në pritje të përgjigjes suaj, me shpreh se nuk do të ngelë përgjigja si fati i burri tim.
Ju përshëndes me respektin më të veçantë Sevdije Sadriu – Vitia. (INA)

Baby Boo