Gruaja e maskuar si infermiere përpiqet të rrëmbejë foshnjën e porsalindur (VIDEO)


Një grua në qytetin Suining të Kinës është përpjekur të rrëmbejë një foshnje të sapolindur e maskuar si infermiere.

Gruaja e njohur me pseudonimin “Su” është ndaluar në ashensorin e spitalit nga gjyshja e vogëlushit e cila dallon diçka të dyshimtë te ajo.

Video 50 sekondëshe tregon se si Su e veshur me uniformë të bardhë hyn në dhomën e foshnjave kur nuk ka asnjeri dhe rrëmben inkubatorin me rrota të foshnjës.

Më pas ajo largohet me nxitim derisa ndesh gjyshen e djalit të sapolindur në ashensor dhe bisedon me të.

Gruaja e moshuar teksa sheh që infermierja duket tepër e shqetësuar dhe e tensionuar merr karrocën dhe e shpëton vogëlushin.

Sipas raportimeve për People’s Daily, e identifikuar nga kamerat e sigurimit Su,rreth të 20-tave, është arrestuar menjëherë nga policia.

Baby Boo