Gruaja 104-vjeçare mposht Covid-19


Një grua që i ka mbushur 104 vjet është shëruar me sukses nga koronavirusi pas 19 ditëve të trajtimit në spital. E moshuara Beyaz Kaplan u lirua nga spitali të hënën pasi doli negative në testin për Covid-19 gati tri javë pas infektimit, bëri të ditur mjeku Selim Kusagli, kryemjek në spitalin shtetëror Golbasi në Adiyaman, që shtrihet në juglindje të Turqisë.

Kusagli tha se është i lumtur që pacientja e moshuar u shërua nga sëmundja e re, duke theksuar se profesionistët shëndetësorë janë gjithmonë në krye të detyrës për t’i trajtuar pacientët, shkruan Anadolu.

“Ju lutemi na ndihmoni duke mbajtur distancë sociale, maska dhe duke i respektuar rregullat e higjienës”, shtoi ai.

Të dielën, Turqia i regjistroi 1,519 raste të reja të koronavirusit dhe 1,116 persona të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 302,867, ndërsa mbi 267,000 persona tashmë janë shëruar.

Në nivel botëror, nga sëmundja Covid-19 deri më tani kanë vdekur mbi 960,000 persona nga 188 shtete dhe territore. Vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili.

Baby Boo