Grimerit kosovar i vidhet ‘iPhone Plus’ në lokal, kërkon t’i kthehet ose publikon momentin e vjedhjes (Foto)


Të shpeshta janë vjedhjet që bëhen në vend. Madje ndër to ka edhe gjësende me shumë vlerë që vidhen edhe në pikë të ditës.

Kësisoj është pikërisht grimeri Arbër Bytyqi i cili ka qenë viktimë e një vjedhje që është bërë në lokalin e tij.

Grimerit i është vjedhur telefoni i mençur ‘iPhone Plus’.

Por Abëri nuk e ka ndërmend ta lë me kaq. Ai madje ka thënë se në rast se personi që ka vjedhur telefonin nuk e kthen atë tek ai në lokal, do të publikojë videon e realizuar nga kamerat e xhirimit në lokal dhe më pas rastin do ta dërgojë edhe në Policinë e Kosovës.

Duhet shtuar se viteve të fundit xhirimi i kamerave ka bërë që të zbulohen shumë raste të vjedhjeve./Indeksonline/

Baby Boo