GRIDA DUMA I JEP ZYRTARISHT FUND MARTESËS


Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka vendosur ti japë fund martesës me bashkëshortin Ilir Shqina.

Shqina më parë ka qënë pedagog i Grida Dumës dhe diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni.

Sipas dokumentacionit që zotëron ‘Shqiptarja.com’ rezulton se është Grida Duma ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë. Padia civile e saj është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës dhe në datën 15 shkurt 2019, gjykata e Tiranës me vendimin nr.1057 ka vendosur të divorcojë ciftin.

Në dokumentin e vendimit gjyqësor thuhet:“…meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë…’

Pra tashmë ish-deputetja e PD ka vendosur dhe si iniciuese e procesit gjyqësor, të shkëpusë çdo marrëdhënie me bashkëshortin e saj Ilir Shqina.

Baby Boo