Grevë në “Postat e Maqedonisë”, të punësuarit kërkojnë para dhe kushte pune


Me protestë paralajmëruese para objekteve të Postës së Maqedonisë, qindra punonjës shprehën revoltën për, siç thonë ata, kushtet e këqija në të cilat punojnë. Paga e shtatorit u vonohet gjysmë muaji, objektet në të cilat ata punojnë janë në gjendje të keqe dhe nuk investohet as në pajisjet e punës të nevojshme për punonjësit, thonë nga sindikata e postës.

Tani kemi një vonesë prej 15 ditësh, me siguri sot do të ketë pagesë të rrogës, por dua të theksoj se kjo protestë nuk ka të bëjë me faktin nëse do të ketë rrogë sot, por kemi frikë se a do të kemi në të ardhmen pagesa të rregullta të rrogës. Prej shumë vitesh jemi ballafaquar me mungesë të uniformave të punës, biçikletave, motoçikletave, automjetet tashmë janë vjetruar, kemi edhe kushte jo standarde të punës në vendin e punës, këto janë objekte që janë më të vjetra se 50 vjet, dhe ato as nuk mirëmbahen as nuk riparohen – tha Boro Veligdenov- Kryetar i sindikatës së postës.

Punonjësit kërkojnë që menaxhmenti i Postave të Maqedonisë, të gjejë zgjidhje të menjëhershme për problemet me të cilat ballafaqohen. Kompania shtetërore ndër vite është një nga dhjetë humbësit më të mëdhenj me borxhe mbi 10 milionë euro.

Andrea Çobanova/alsat

Baby Boo