Greta Thunberg ‘hakmerret’ në mënyrën më të bukur ndaj Trump


Aktivistja suedeze, Greta Thunberg hakmerret ndaj Donald Trump. Dhe si do thoni ju?! 17 vjeçarja, nuk i ka harruar fjalët që 11 muaj më parë Donald Trump i adresoi asaj. Trump kishte ironizuar me të kur u zgjodh personi i vitit nga revista “Time”.
“Kaq qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës së vjetër me një mik! Qetësohu Greta, qetësohu!”, kishte shkruar Trump.

Ndërsa, së fundmi, aktivisja e mbrojtjes së klimës, i’a ktheu me të njëjtën monedhë, duke i’u referuar akuzave për mashtrim të votuesve.
“Kaq qesharak. Donald duhet të punojë për problemin e tij të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë të modës së vjetër me një mik! Qetësohu, Donald, Qetësohu!”, ka shkruar ajo.

Baby Boo