Greqia përgatitet për përplasje ushtarake me Turqinë, blen avionë dhe armë: Sa e fuqishme është ushtria greke?


Turqia dhe Greqia, dy nga rivalët më të mëdhenj të Mesdheut, duket po përgatiten për përplasjen e radhës mes tyre. Duke iu frikësuar një përballje ushtarake me Ankaranë, Athina ka vendosur të armatoset, duke blerë avionë, mjete ushtarake dhe armë.
Athina zyrtare mësohet se është në bisedime me Francën dhe një sërë vendesh të tjera mbi blerjet e armëve për të fuqizuar forcat e saj të armatosura, ndërkohë që tensionet me Turqinë në rajonin e Mesdheut Lindor vijnë duke u rritur.

Një ditë më parë, ministri grek i Financave tha se vendi është i gatshëm të shpenzojë një pjesë të rezervave në blerjet e armëve dhe mjete të tjera ushtarake, pas viteve të tëra shtrëngimi ekonomik.
“Ne jemi në bisedime me Francën, dhe jo vetëm me Francën, në mënyrë që të rrisim potencialin e mbrojtjes së vendit tonë,” tha një zyrtar grek për Reuters. “Brenda kësaj kornize, po diskutojmë edhe për blerjen e avionëve.”

Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se Athina kishte rënë dakord për të blerë 18 avionë luftarakë të prodhuar nga kompania franceze “Dassault Rafale”.
Përplasja me Greqinë mbi kufijtë detarë dhe rezervat e gazit natyror ka alarmuar Greqinë, e cila duket se po përgatitet për mundësinë e një incidenti ushtarak. Si Greqia, ashtu edhe Turqia kanë investuar në shuma të mëdha parash për fuqizimin e ushtrisë dhe flotës detare.

Turqia ka nisur ndërtimin e luftanijeve dhe fregatave ndërkohë që Greqia po lobon për hapjen e bazave amerikane. Por dhe pse është vendi i dytë që kontribuon më shumë në NATO dhe është shtëpia e disa bazave amerikane, Greqia vazhdon të ndihet e rrezikuar nga përplasjet me Turqinë.
Forcat e armatosura të Greqisë vlerësohet të jenë gjithsej 360.500 personel, sa gjysma e Turqisë, e cila ka afërsisht 735,000 ushtarë.

Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi anijen sizmike të kërkimit të naftës Oruc Reis afër Kretës.
Franca dhe Gjermania janë përpjekur të ndërmjetësojnë për të zbutur tensionin, ndërkohë që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi dy biseda me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump javën e kaluar.

Të hënën në mbrëmje, Turqia zgjati punën e anijes Oruc Reis deri më 12 shtator. Ministria e jashtme e Greqisë e quajti vendimin të paligjshëm dhe i kërkoi Turqisë “të heqë dorë nga lëvizjet që cënojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon”.

Sa e fuqishme është ushtria greke?
Mund të thuhet se Greqia ka më shumë se 1.500 tanke në arsenalin e saj ushtarak, dyfishi i Britanisë së Madhe. Kjo ka ardhur për shkak të nevojës për t’u krahasuar me Turqinë dhe forcën e saj ushtarake.
Të dyja vendet kanë një gamë të ngjashme nëndetësesh, anijeve patrulluese, fregatash, por aftësitë detare të Greqisë janë më të kufizuara se ato të Turqia, pasi shumë anije janë të vjetëruara.

Dhe që nga kriza financiare e Greqisë, përpjekjet për modernizimin detar kanë qenë të ngadaltë. Athina, megjithatë, ka avantazhin e të pasur aleatëve rajonalë, pasi ka në krahun e saj Egjiptin, Izraelin, Qipron Greke, Italinë dhe Jordaninë. Por me gjithë investimet e saj, Greqia nuk do ta përballonte kurrë e vetme ushtarakisht Turqinë.
Marina turke konsiderohet një nga katër marinat më të forta në Mesdhe. Gjatë dy dekadave të fundit, Turqia ka zgjeruar aftësitë e saj detare, veçanërisht pasi tensionet në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar.

Baby Boo