Greqia ia uron Ditën e Pavarësisë Maqedonisë së Veriut


Urim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, dërgoi Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes profilit zyrtar në Tuiter, duke shprehur “dëshirat më të mira për popullin dhe Qeverinë”.

“Greqia uron dhe shpreh dëshirat e saja më të mira për popullin dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sepse sot e festojnë Ditën e tyre të pavarësisë”, shkroi MPJ greke. Paralelisht, bashkë me shkrimin në Tuiter, publikuan edhe një fotografi me flamurin maqedonas dhe porosinë: “Urime Dita e Pavarësisë, Maqedonia e Veriut”.

Baby Boo