Greqia ia arreston ‘spiunin’, reagon Turqia e Erdoganit


Të premten Turqia dënoi arr*estimin nën dyshimin e spiunazhit, të një punonjësi në konsullatën turke në ishullin grek të Rodosit, raporton AFP.
Greqia lëshoi një urdhër arr*esti për Sebahattin Bayram, 35-vjeçar, që punonte si sekretar në konsullatën turke.
Mediat greke raportun për arr*estimin edhe të një shtetasi tjetër grek në lidhje me këtë rast, për të cilin u tha se punonte në një traget si kuzhinier.

CNN Greqi raporti se personi i dytë dy*shohet se ka raportuar në Turqi për pozicionet e anijeve të marinës greke dhe ka siguruar informacione të tjera në lidhje me forcat ushtarake greke.
Turqia tha se Greqia shkeli konventën ndërkombëtare mbi marrëdhëniet konsullore duke arr*estuar punëtorin e konsullatës.

“Çështja kundër tij ishte ndërtuar nga qarqe të caktuara të gatshëm për të rritur te*nsionet në marrëdhëniet me Turqinë”, tha ministria.
Komunikata nuk e përmendi personin e dytë që punoi në traget.
Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s u përkeqësuan ndjeshëm këtë vit pasi Turqia shtoi kërkimet për gaz natyror në ujërat lindore të Detit Mesdhe të pretenduara nga Greqia.

Baby Boo