Greqia dhe Qipro: Agresioni turk është i drejtuar ndaj BE’së, duhet qëndrim më i ash*për


Qiproja dhe Greqia, të martën i kërkuan Bashkimit Evropian të merrte një qëndrim më të ash*për kun*dër aktiviteteve të Turqisë në Mesdheun lindor. Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias bëri një udhëtim të paplanifikuar në Nikozi për të koordinuar politikën midis dy vendeve anëtare të BE-së.
Turqia ka dërguar anije eksploruese dhe luf*tarake në Detin Mesdhe për të kërkuar naftë dhe gaz. Nikozia dhe Athina thonë se Turqia ka shkelur sovranitetin e tyre si dhe atë të BE-së.

“Përshkallëzimi i agresionit turk”, është i drejtuar ndaj BE-së tha Dendias në një konferencë për media.
“Provokimet turke janë një përçmim ndaj qëndrimeve të qarta të BE-së dhe SHBA-së,janë përbuzje ndaj vlerave evropiane…ligjit ndërkombëtar” tha ai pas takimit me udhëheqësit e Qipros.
Ai akuzoi Turqinë se po luan një “rol destabilizues” në rajon
Greqia gjithashtu ka dërguar luftanije në rajon për siç ka thënë monitorimin e anijeve turke.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, ka thënë se vendi i tij nuk do të bëjë “kompromis” me të drejtat e tij.

Baby Boo