Greqi, Demokracia e re do të votojë kundër Marrëveshjes së Prespës


Zëdhënësja e Demokracisë së Re dhe eurodeputetja Maria Spiraki, në një intervistë për radio “News24”edhe njëherë ka përsëritur se partia e saj nuk do ta ratifikoj Marrëveshjen e Prsespës, as në këtë dhe as në raundin tjetër në Parlament. “Mendoj se nuk egziston asgjë tjetër rreth kësaj çështjeje. Kjo u’a kemi thënë të gjithë bashkëbiseduesëve tanë brenda dhe jashtë Greqisë, e kemi thënë se me fjalorin e njejtë dhe në të gjitha gjuhët. Demokracia e Re, nuk do ta ratifikoj Marrëveshjen, as në këtë dhe as në Parlamentin e ardhëshëm, ku egziston shumicë”.
Lidhur me paralajmërimet e partnerit të koalicionit në Qeveri dhe lider i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, se do të tërhiqet nga Qeveria kur Marrëveshja të vijë në Parlamentin grek, Spiraki tha se kjo do të krijoj një situatë të re dhe Cipras do të duhet të kërkoj besim nga Parlamenti.
“Tërheqja e zotri Kamenosit dhe të ministrave të tij nga Qeveria, është e envojshme që ta dërgoj zotri Ciprasin në Parament që të kërkoj shumicë parlamentare të re. Në të kundërt, për ne nuk do të ketë asnjë legjitimitet”
Për mundësinë e Demokracisë së re që ta dorëzoj iniciativën për votim të mosbesimit të Qeverisë, Spiraki edhe njëherë vërtetoi se “të gjithë armët parlamentare janë në tavolinë”, ndërsa cilën do ta shfrytëzojnë siç thotë ajo është vendim i liderit të partisë.

Baby Boo