Greqi, 12 komunitete evakuohen në Peloponez, ndërkohë që zja*rret janë jashtë kontrollit


Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në Gortinia, rajoni i Arcadia-s në Peloponez, gjë që ka çuar në evakuimin e 12 komuniteteve, njoftoi sot brigada e zja*rrfikësve.

Përpjekjet për shuarjen e zja*rrit po pengohen nga erërat e forta në zonë.
“Zj*arri u riaktivizua më herët në zonat e Kapelitsi-t dhe Livadaki-t, ndërsa aktualisht ka dy vatra zja*rri pranë komuniteteve Dafni dhe Touloubitsi”, tha zëvendësministri për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Kr*izave, Nikos Hardalias.

“Zona e zja*rrit është rrethuar nga zja*rrfikës dhe makineri të rënda, për të mbrojtur zonat e Sekoula-s, Dafnoula-s dhe Alifira-s”, shtoi ai.
Ndërkohë, qendrat shëndetësore të Tropea-s dhe Dimitsana-s, si edhe spitali i përgjithshëm “Panarkadian” i Tripolit dhe stacioni i shërbimit të ambulancave janë vënë në gatishmëri, pas një urdhri të ministrit të Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.

Baby Boo