Grenell: Shkëmbimi i territoreve s’është politikë e Trumpit, por e Boltonit


Përfaqësuesi i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Richard Grenell ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte në politikën e presidentit amerikan.

Ai në një intervistë për Fox News ka lënë të nënkuptohet që një ide e tillë ka rrjedhë nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Sigurisë John Bolton – me të cilin Donald Trump ka pasë vazhdimisht përplasje.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, përfaqësuesit e të dyja shteteve do t’i kemi bashkë në Shtëpinë e Bardhë të shtunën e ardhshme për të folur për një lëvizje dhe marrëveshje historike”.

“Në ndërkohë që unë jam duke luftuar vazhdimisht për thashethemin për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Dhe, kjo nuk është politikë e [Donald] Trump, por kur gërmoni më thellë të dyja palët do të thonë ‘Mirë, kjo është ajo çfarë John Bolton ka thënë’. Unë jam duke luftuar të gjitha thashethemet që vazhduan, për shkak që [John] Bolton po ndiqte politikën e tij, dhe jo të presidentit Trump”.

Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të diskutohet për rifillimin e dialogut, njofton Klan Kosova.

Emisari Special i presidentit amerikan për dialogun Richard Grenell gjatw ditës së djeshme ka bërë një deklaratë ku thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap dyert e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që liderët politikë në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë këtë shansë për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni meritojnë asgjë më pak se kaq”.

Baby Boo