Grenell: SHBA’ja nxiti evropianët t’i kërkojnë Merkelit liberalizim vizash për Kosovën


Emisari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxitur evropianët për të vepruar dhe kërkuar liberalizim vizash për Kosovën.

Duke parë se një grup euro-parlamentarësh të prirë nga Viola von Cramon Taubadel, i kanë shkruar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, ku i kanë kërkuar që të Gjermania të përmbyll brenda vitit 2020 punën e vizave për Kosovën, Grenell ka reaguar duke e shpërndarë një lajm në Twitter në lidhje me këtë çështje.

Grenell ka thënë se është një lajm i mirë, edhe në qoftë se liberalizimi do të ndihmoj vetëm disa industri të caktuara biznesi.

Ai thotë se fokusimi i SHBA’së në normalizimin ekonomik të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur evropianët, duke thënë se amerikanët janë të lumtur t’i shohin evropianët teksa udhëheqin.

“Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, ka përfunduar Grenell.

Kujtojmë se Grenell sa herë që është kritikuar nga zyrtar të Brukselit rreth punës së negociatave Prishtinë-Beograd, ua ka rikujtuar atyre faktin që BE e ka lënë Kosovën si të vetmin shtet të izoluar pa liberalizim të vizave.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1277995000303742982?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1277995000303742982%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fgrenell-shbaja-nxiti-evropianet-ti-kerkojne-merkelit-liberalizim-vizash-per-kosoven%2F

Baby Boo