Grenell pyet kush është Joe Dioguardi, pasi u shkrua për shkarkimin e tij


Lajmi që ka qarkulluar kinse ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi ka thënë se Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është shkarkuar nga ky post është demantuar nga kolegë të tij.

Faton Bislimi anëtari Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Ligës Qyetare Shqiptaro-Amerikane,(Albanina American Civic League), presidenti i së cilës është vet Joe DioGuardi ka thënë se ky lajm është totalisht i pavërtetë, raporton Gazeta Express.

Bislimi ka shkruar se DioGuardi nuk ka bërë prononcime lidhur me shkarkimin e Richard Grenell.

“”Fake News” me qellime anti-kombetare! Eshte totalisht e pavertete se z. DioGuardi ka bere prononcime per “shkarkimin e z. Grenell!” Zevendesimi i z. Grenell nga Kongresisti Ratcliffe ne cilesine e Drejtorit Nacional te Intelegjences se SHBA-ve, nuk e afekton detyren e tij si Ambasador ne Berlin dhe i deguar per ceshtjen e Dialogut Kosove-Serbi.Joseph DioGuardi nuk ka bere asnje prononcim per kete pune per askend. Kete e konfirmoj ne cilesine time si Anetar Ekzekutiv i Bordit te Drejtoreve te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, ka shkruar Bislimi.

Ndërkaq sot, Richard Grenell ka deklaruar për kanalin zyrtar të CNN në Shqipëri A2, se nuk e njeh DioGuardin në pyetjen se a është shkarkuar nga posti i Emisarit të Trump për dialogun Kosovë-Serbi siç ishte raportuar.

“Nuk e di kush është DioGuardi, por kushdo qoftë, nuk duhet të dëgjoni ato që thotë. Po përhap lajme të rreme”, tha Grenell./GazetaExpress/

Baby Boo