Grenell i reagon ashpër prezantueses myslimane ku tha se “homoseksualët duhet të vriten apo digjen të gjallë”


Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj një prezantuesje televizive, nikoqire e një emisioni të quajtur ”Vëllazëria Myslimane”

Kjo pasi Hala Samir tha gjatë paraqitjes televizive se homoseksualët duhet të vriten – djegen të gjallë, të hidhen nga një vend i lartë, të goditen me gurë.

Ndërkaq Grenell në komentin e tij thotë se një deklaratë e tillë të cilën e ka bërë Samir, është e papranueshme dhe ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të të gjitha agjencive amerikane.

”Secila agjenci qeveritare amerikane dhe zyrtare duhet të flasin qartë se kjo është e papranueshme”, shprehet Grenell.

Baby Boo