Grenell “godet” përsëri Kurtin: Obama e Biden i thanë përkrahe demarkacionin, ai zgjodhi rrugën e te*rrorizmit


Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot ka reaguar pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se do ta shqyrtojë vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Ish-emisari i posaçëm i Trump e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan” që ka qenë kundër secilës Administratë amerikane që nga koha e Bill Clinton.
Grenell nuk është ndalur me vetëm një reagim. Ai ka shkruar përsëri në llogarinë e tij në twitter, duke thënë se Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës për të ndalur Demarkacionin me Malin e Zi të cilin e kishte mbështetur presidenti amerikan, Barack Obama.

Emisari amerikan thotë se edhe Joe Biden i kishte kërkuar atë kohë Kurtit që të mbështeste demarkacionin, por thotë se ky i fundit pavarësisht thirrjeve të Biden “shkoi në drejtim te*rrorist”.
“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit ”, ka shkruar Grenell.

Baby Boo