Grenell demanton ministrin Selimi për heqjen e vizave nga SHBA: Nuk është e vërtetë

U.S. President Donald Trump's envoy for the Kosovo-Serbia dialogue, Ambassador Richard Grenell speaks during a press conference after a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic in Belgrade, Serbia, Friday, Jan. 24, 2020. Grenell is meeting Serbian President Vucic in order to move the dialogue and normalize relations between the two sides.(AP Photo/Darko Vojinovic)

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se një e arritur e madhe për Kosovën ka ndodhur në Washington rreth heqjes së vizave nga SHBA’ja, mirëpo duke se kjo nuk është e vërtetë. Selimi tha dej se Kosova tashmë ka hyrë në programin e SHBA’së për heqjen e vizave dhe tanimë janë disa procedura që duhet kryer.

“Grenell dhe O’Brien u zotuan se shpejt Kosova do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së. Ky program është një proces që duhet ta kalojmë”, tha Selimi dje në një lidhje direkte në Klan Kosova.
Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë, pasi po e demanton Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenelle e ka quajtur të pavërtetë informacionin se Kosova do të hyjë shumë shpejtë në programin ”Visa Waiver Program”, (VWP) për heqjen e vizave me Amerikën.

”S’është e vërtetë”, është shprehur Grenell në një reagim të tij të zakonshëm në twitter, derisa ka shpërndarë një statusi të Petrit Selimit, i cili kumtonte lajmin e thënë dje nga Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, se Kosova se shpejti do të hyjë në programin e VWP, ku kosovarët s’do kenë më nevojë për viza për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./

Baby Boo