Grenell çmend serbët: Liqeni i Ujmanit është i Kosovës dhe do të quhet Liqeni i Trumpit


Emisari i Posaçëm e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë për Liqenin e Ujmanit se ky është Liqeni Trump dhe ndodhet në Kosovë.

Grenell ka shkruar se të dyja palët janë pajtuar që ky të jetë emri i ri i liqenit – Liqeni Trump.

Kjo për shkak se sipas tij, të dyja palët, Kosova dhe Serbia, patën probleme se si ta quajnë këtë liqe. Andaj edhe u propozua nga Grenell dhe u vendos më pas që të quhet Liqeni Trump.

“Si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze diskutimi në dialog, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të bëhet një studim i fizibilitetit që të krijohen vende të reja pune në regjion. Andaj të dyja palët vendosën që ta quajnë: Liqeni Trump”, ka shkruar Grenell.

Baby Boo