Greko: PSP nuk po ndjekë profile të larta të korrupcionit, gjyqësia duhet të jetë e pavarur, reagon Zdravev


Nëse gjykatave në vend u sigurohet pavarësi, atëherë ato mund të fillojnë të funksionojnë në mënyrë të paanshme. Këtë definicion e shkroi Grupa e shteteve kundër korrupcionit GREKO në Evaluimin e vendit në pjesën ku ka të bëjë me pushtetin gjyqësor.

Në raport thuhet se sistemi i drejtësisë penale nuk është i suksesshëm në luftën kundër korrupcionit.

Edhe pse GREKO paralajmëron për mosfunksionim të sistemit i cili duhet të sigurojë drejtësi për ët gjithë, kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev beson se jo gjithmonë gjykatësit janë fajtorë për drejtësinë e ngadalësuar.

“Gjykatësit veprojnë në bazë të akuzave, në bazë të kërkesave nga ana e prokurorit dhe zbatojnë procedurat penale. Sigurisht se edhe ata gjatë procedurave përballen me probleme të caktuara të cilat ua imponojnë nevojën e anulimit të seancave”, tha Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Edhe për Zdravev, pavarësia e gjyqësisë është parakusht më i rëndësishëm në procesin e reformave.

“Veprimi i cilit do gjykatës jashtë principeve dhe rregullave, do të thotë përgjegjësi për të. Nëse ka gjykatës të cilët veprojnë në kundërshtim të ligjit, sigurisht se do të ndërmarim masa konkrete”, deklaroi Kiro Zdravev.

GREKO në raport shkroi se edhe pse PSP para gjyqit ka parashtruar aktakuza të cilat dolën nga “bombat”, në fakt nuk po ndjekin raste të profilit të lartë të korrupcionit apo raste të ndjeshme politike. Më tej, konstatimi i ekipit të ekspertëve të GREKO-s është se vendi ka rregullore të mirë ligjore për luftën kundër korrupcionit, por në letër është e dobët në zbatim.

Baby Boo