Granit Xhaka pas vdekjes së Fadil Vokrrit: Shpirti yt u prehtë në paqe, legjenda jonë


Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është trishtuar nga lajmi i vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri vdiq pas komplikimeve shëndetësore duke tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Të gjitha lajmet rreth Fadil Vokrrit – jeta, vepra dhe të gjitha detajet!
Ky lajm natyrisht se ka trishtuar komunitetin e futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësit e dikurshëm dhe të sotëm të sportit më të bukur.

Është Granit Xhaka ai që ka reaguar në rrjetin social instagram duke shprehur ngushëllimet e tij për kryetarin e ndjerë të FFK-së.

“Ngushëllime familjes Vokrri, shpirti yt u prehtë në paqe, legjeda jonë”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjeti social Instagram.

Baby Boo