GRABITJE MË ARMË ZJARRI, ARRESTOHEN ‘TË RREZIKSHMIT’ E KURBINIT, NË KËRKIM NJË TJETËR


Finalizohet operacioni “Skuraj” nga Policia e Kurbinit ku është zbardhur autorësia e vjedhjes me armë të një karburanti më datë 28.07.2017 dhe tentativës të vjedhjes me armë të një karburanti tjetër datë 28.02.2018, në Kurbin.

Janë identifikuar dhe arrestuar dy nga autorët e dyshuar , dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Sipas policisë si autorë të dyshuar të këtyre rasteve, janë identifikuar shtetasit: Flakon Tafa, 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)

Fatjon Tafa , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)

Për të tre shtetasit e lartpërmendur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar me vendimin datë 12.07.2018, masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Vjedhje me armë’ e kryer në bashkëpunim”.

Kujtojmë që më datë 28.07.2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të rinj.

Më datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot – Thumanë.

Baby Boo