Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve


Një grabitje e armatosur ka ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

Policia thotë se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona.
Ata janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njoftoi se nuk ka të lënduar ndërsa rasti është në hetim.

Baby Boo