Grabitja e mbi 500 mijë eurove, Havier Dobi letër të dashurës: Maksimumi dy muaj do jem në burg


Havier Dobi i ka dërguar një letër nga burgu edhe të dashurës së tij. Ashtu sikurse në letrën që i kishte nisur të atit, ai pretendon se në burg për grabitjen e mbi 500 mijë eurove ndodhet për shkak të së ëmës. Të dashurës, Dobi i thotë se për dy muaj do të dalë nga burgu.

“Nucja ime, dashuria ime, jeta ime, bota ime. Sot unë dal në gjykatë për shkak të mamit, jam këtu ku jam. Do jem maksimumi dy muaj brenda, mbas dy muajsh do dal me arrest shtëpie. Përgjatë këtyre dy muajve dua të jesh sa më e fortë, me durim, kurajo se pavarësisht që jam këtu, por me shpirt jam me ty. Dua të më presësh dy muaj. Do bëj gjithçka që të jem afër teje. Të dua shumë më shpirt e zemër jeta ime”, thotë ai në letrën e tij.

Baby Boo