Grabiti dy turistët polakë në Memaliaj, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari


Policia e Memaliajt në kohë rekord ka identifikuar dhe arrestuar autorin e vjedhjes së një shume parash dhe dokumentash të 2 turistëve nga Polonia, shtetasin Bujar Hyseni.

Ai ka vjedhur nga çanta, të cilën turistët e kishin lënë mbi motor, jashtë lokalit ku po drekonin, portofolin me lekë, pasaportën dhe disa dokumenta të turistëve polakë T.C, 46 vjeç dhe A.C, 47 vjeçe, bashkëshortë.

Dy turistët njoftuan policinë pasi u ishin vjedhur nga motorri në parkingun e një lokali në zonën e Krahësit Tepelenë, dokumentat dhe portofoli me një sasi parash.

Reth një orë më pas është identifikuar autori, si dhe u ndalua rreth një kilometër e gjysëm larg vendngjarjes, së bashku me lekët dhe dokumenatat e vjedhura.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Bujar Hyseni, 44 vjeç, banues në Memaliaj. Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për “Vjedhje”.

Baby Boo