Grabitet turisti ukrainas në Maqedoni, ja sa para i vodhën


Një turist nga Ukraina është grabitur të shtunën në mbrëmje derisa po pushonte me furgonin e tij në një pompë benzine në afërsi të Gradsko të Velesit, informon INA.

Sipas raportit të policisë, shtetasi ukrainas R.L, 38 vjeç ka denoncuar rast se gjatë orëve të mëngjesit të këtij vikendi, derisa ishin në gjumë, një person i panjohur i ka grabitur çantën, ku kishin dokumentet personale, kartela bankare, 1500 euro dhe dokumente tjera.

Ai ka shpjeguar se ata kishin ndaluar për të pushuar në një furgon “Renault Trafik” me targa të Ukrainës.

Ky lajm ka bërë bujë edhe në media ukrainase, duke e nxjerrë Maqedoninë, si një vend i pasigurtë për turistët e huaj. Policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e kësaj grabitje dhe gjetjen e autorit.

Baby Boo