Gostivari nën t*ym, digj*et deponia “Rusino”, Komuna kërkon nga Qeveria që të merr masa


Deponia “Rusino” në Gostivar gjatë natës së mbrëmshme është përfshirë përsëri nga zja*rri, me çka kundërmim i pakëndshëm i mbeturinave të dje*gura tërë natën i shqetësoi banorët.

Rasti është paraqitur mbrëmë në polici dhe po punohet për gjetjen e autorit.

“Në ora 22:45 minuta me 8 korrik, në SPB Tetovë është raportuar për aktivizim të zja*rrit në deponinë e përkohshme “Rusino” të Gostivarit, që sipas tregimit të punësuarit për sigurimin e kësaj deponie, zja*rri është përhapur në tri vende rreth orës 13.00. Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.

https://www.youtube.com/watch?v=A5CeM109KAQ&feature=emb_title

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari kërkoi që Qeveria të merr masa, ose t’i kthehen kompetencat komunës për këtë deponi që ata ta menaxhojnë.

“Kemi zja*rr në deponinë Rusino, zja*rr që çdo javë apo çdo tre katër ditë krijohet nga njerëzit që ne akoma nuk mundemi akoma t’i identifikojmë dhe kemi ngritur padi për person të panjohur që e bën këtë. Unë e ftoj Qeverinë pasi i ka kompetencat për deponinë Rusino që unë e kamë edhe dokumentin se kush i ka kompetencat që të vijë dhe të vepron ose le të na kthen kompetencat që të veprojmë ne ashtu siç duhet atje”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Në deponinë Rusino mblidhen mbeturinat e gjitha komunave të rajonit të Pollogut. Gjatë dy muajve të fundit kjo deponi disa herë është përfshirë nga zjarri me çka autoritetet komunale të Gostivarit dyshojnë se këtë dikush e bënë qëllimisht.

Baby Boo