Gostivarasi ka rrëmbyer një të mitur nga Struga


Gostivarasi ka rrëmbyer një të mitur nga oborri i shtëpisë së saj familjare në Novosellë të Strugës.

SPB Ohër njoftoi sot se dje rreth orës 15:00 në policinë e Strugës është raportuar se S.A. nga Gostivari e ka marrë të miturën me veturë pasagjerësh.

Sipas raportit, më vonë e mitura ka kontaktuar me të ëmën në telefon dhe i ka thënë se ndodhej në shtëpinë e të dashurit të saj.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse, tha zëdhënësi Stefan Dimoski.

Baby Boo