Gostivar, nesër dita e fundit për legalizimin e objekteve pa leje


Nga Komuna e Gostivarit njoftojnë qytetarët se nesër (e shtunë) është afati i fundit për dorëzimin të kërkesave për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje (legalizim) për të gjithë ata aplikues të cilëve u është refuzuar kërkesa për legalizim e parashtruar në vitin 2011.

Po ashtu, nesër është afati i fundit edhe për dorëzim të elaboratit gjeodezik për objektet e ndërtuara pa leje për të cilët kërkesë është parashtruar në vitin 2015/2016.

“Me qëllim që tu dalë në ndihmë qytetarëve,, Komuna e Gostivarit ka angazhuar ekip kujdestar i cili nesër (e shtunë), do të bëjë pranimin e kërkesave, edhe atë prej në ora 9:00 deri në ora 20:00 në Qendrën për Shërbime Komunale që gjendet në katin përdhes të objektit të Komunës së Gostivarit.

Aplikuesit do të duhet të dorëzojnë:

Letërnjoftim
Fletëporosinë
Fletëpagesë prej 250,00 denarë (mund ta bëjnë edhe në Komunë me kartelë elektronike)
Komuna e Gostivarit fton qytetarët të shfrytëzojnë afatin e fundit për të rregulluar statusin juridik të objektit të tyre të ndërtuar pa leje dhe ta shndërrojnë atë në pasuri ligjore ekonomike” thuhet në kumtesën nga Komuna e Gostivarit.

Baby Boo