Gostivar, ktheheshin nga va*rrimi, u su*lmuan me ar*më nga një 23-vjeçar


Një person është lë*nduar lehtë në inci*dentin që dje rreth mesditës ka ndodhur në fshatin Gjurgjevishte të Gostivarit. Një banor i ri i fshatit me pu*shkë ka gju*ajtur në grupin e njerëzve të cilët ktheheshin nga va*rrimi. Policia heton pas tij dhe tani për tani nuk dihen motivet të cilat e shkaktuan in*cidentin.

Nga SPB Tetovë informojnë se dje (2 shtator në orën 12 e 20 minuta) është paraqitur ngjarja. Sipas të dhënave të para S.I.(23) nga Gjurgjevishte, nga automjeti në qarkullim ka gjuajtur me pu*shkë disa herë ndaj njerëzve të cilët ktheheshin nga va*rrimi. Lëndime të lehta trupore ka marrë F.M.(46) nga fshati i njejtë, të cilit i është dhënë ndihmë në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.
Ekipi i RPB-së Gostivar ka kryer inspektim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe marrë për ekspertizë dy p*lumba dhe një projektil. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Baby Boo